Mali i Zi ul akcizat/ Nafta zbret në 1.87 euro për litër

0%

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të ulë sërish akcizat për benzinën dhe naftën, në përpjekje për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Nga 25 gushti, akciza për benzinën pa plumb është ulur në 0.522 euro për litër, ndërsa për naftën në 0.352 euro, nga 0.396 euro që ishte më parë.

Pas ndërhyrjes, çmimi i naftës në Malin e Zi ka zbritur në 1.87 euro për litër, ndërsa Eurosuper 98 kushton 1.79 euro. Eurosuper 95 mbetet në 1.76 euro për litër. Masat do të jenë në fuqi deri më 5 shtator, ndërsa çmimet e reja për javën pasuese pritet të përcaktohen më 1 shtator, në varësi të çmimeve ndërkombëtare të naftës dhe kursit dollar-euro.

Qeveria malazeze ka ndërhyrë disa herë me ulje të përkohshme të akcizave që prej muajit mars, me synimin për të kufizuar ndikimin e luhatjeve të forta të tregut ndërkombëtar të karburanteve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot