Ka nisur në Gjykatën Themelore në Prishtinë rigjykimi ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Konjufca para gjykatës, fillon seanca e rigjykimit për gazin lotsjellës Në seancën e sotme, Konjufca është deklaruar i pafajshëm.
Ndërkaq, Prokuroria ka kërkuar që Konjufca të shpallet përgjegjës për veprimet për të cilat akuzohet. Konjufca mbërrin në gjykatë për rastin e gazit lotsjellës Rasti ka të bëjë me ngjarjet e 10 gushtit 2016, kur gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës ishte hedhur gaz lotsjellës në sallën plenare, duke ndërprerë punimet dhe detyruar deputetët dhe pjesëmarrësit e tjerë të largoheshin nga salla.
Më , Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj Konjufcës për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, kishte refuzuar akuzën për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale.
Gjykata e Apelit më pas e kishte prishur këtë vendim dhe e kishte kthyer çështjen në rigjykim. Aktakuza ndaj Konjufcës ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më . Sipas aktakuzës, Konjufca, në cilësinë e deputetit, kishte përdorur gaz lotsjellës gjatë mbledhjes së Kuvendit më , duke pamundësuar zhvillimin normal të seancës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
