AUV urdhëron tërheqjen nga tregu të qumështit UHT “Land” 3.2% të

0%

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të qumështit UHT “Land” 3.2%, të prodhuar nga ABRAZEN L.L.C. (Qumështorja VITA). Sipas njoftimit, AUV ka pranuar informacion zyrtar nga autoritetet kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut për konstatimin e Aflatoksinës M1 mbi nivelin e lejuar në qumështin UHT “Land” 3.2%.

“Në përputhje me nenin 16, paragrafin 1.2 të Ligjit Nr. 08/L-120 për Ushqim, sipas të cilit ushqimi konsiderohet i dëmshëm dhe jo i sigurt për njerëzit kur përmban mykotoksinë mbi kufirin e lejuar, AUV ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të qumështit UHT “Land” 3.2% të identifikuar si të prekur dhe ka filluar kontrollin zyrtar dhe verifikimin e gjurmueshmërisë.” – thuhet në njoftim, më .

Po ashtu, AUV njofton se në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Shëndetësisë, në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-120 për Ushqim, do të përcaktojë masat e mëtejshme lidhur me stabilimentin RKS-014 – ABRAZEN L.L.C. (Qumështorja VITA). “Opinioni publik do të informohet për masat dhe zhvillimet e mëtejshme.” – vazhdon njoftimi i AUV.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

KALLXO.com e ka pyetur Qumështoren VITA në lidhje me këtë njoftim të AUV dhe është në pritje të përgjigjeve. Në anën tjetër, më , Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zbatimin e masave për largimin nga tregu të produkteve me yndyrë me origjinë bimore.

Aksioni vjen pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar nëntë kompani që të tërheqin nga tregu produktet e tyre të deklaruara me yndyrë me origjinë bimore.

E urdhëresa e AUV-it vjen pasi që kjo agjenci gjatë periudhës prill–korrik 2026 ka zhvilluar një aksion të zgjeruar të kontrollit në sektorin e qumështit dhe produkteve të qumështit, gjatë të cilit janë marrë 495 mostra për analiza laboratorike. Sipas rezultateve të analizave, janë evidentuar 93 mospërputhje, ku 46 prej tyre lidhen me vajin e palmës.

Burimi: Kallxo