Paralajmërim nga Holanda/ Rezervat e gazit mund të mos mjaftojnë në

0%

Holanda rrezikon të hyjë në dimër me rezerva të pamjaftueshme të gazit natyror nëse vendi përballet me një dimër veçanërisht të ftohtë. Alarmi është ngritur nga Gasunie, kompania shtetërore përgjegjëse për infrastrukturën e gazit, e cila paralajmëron se Holanda nuk pritet të arrijë objektivin prej 115 TWh gaz të depozituar, rreth gjysma e konsumit vjetor të vendit.

Sipas kompanisë, kjo nuk do të thotë se Holanda do të mbetet pa gaz, por se pa masa shtesë nga qeveria, vendi nuk do të jetë mjaftueshëm i përgatitur për një nga dimrat më të ashpër të tre dekadave të fundit. Më 23 gusht, rezervuarët holandezë ishin vetëm 44.26% të mbushur, ndërsa objektivi është rreth 80% deri më 1 nëntor. Një nga pengesat kryesore është ekonomike.

Çmimet e gazit gjatë muajve të verës janë aktualisht më të larta se çmimet e pritshme për dimrin, duke e bërë më pak të leverdishme blerjen dhe magazinimin e gazit tani. Situata është rënduar edhe nga temperaturat e larta gjatë verës, të cilat kanë rritur kërkesën për energji elektrike për kondicionerët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, thatësira dhe temperaturat e larta kanë ndikuar në prodhimin e hidrocentraleve dhe disa centraleve bërthamore, duke shtuar përdorimin e gazit për prodhimin e energjisë. Qeveria holandeze ka autorizuar kompaninë shtetërore EBN të depozitojë deri në 80 TWh gaz nëse kompanitë private nuk arrijnë objektivat.

Gasunie thekson se rreziku kryesor nuk është mungesa e menjëhershme e gazit, por presioni i madh që një dimër ekstrem mund t’i shkaktojë sistemit energjetik të vendit.

Burimi: Bota Sot