Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës viziton Izraelin, synohet

0%

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Izrael, e cila po realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Kosovë, përmes ambasadores Tamar Ziv, dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj vizite, delegacioni i Shërbimit Korrektues të Kosovës po zhvillon takime dhe vizita në institucionet kryesore të Shërbimit të Burgjeve të Izraelit, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave profesionale në fushën korrektuese.

“Në kuadër të agjendës, delegacioni ka vizituar Selinë Qendrore të Shërbimit të Burgjeve të Izraelit në Ramla, ku Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, ka zhvilluar takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Burgjeve të Izraelit, z. Kobi Yakobi dhe me përfaqësues të Ministrisë së Sigurisë Kombëtare të Shtetit të Izraelit.” – thuhet në njoftim, më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dibrani do të vizitojë edhe Kompleksin Ayalon/Nitzan, si dhe do të zhvillojë takime me drejtues të Departamentit të Punës Sociale në Qendrën e Paraburgimit Nitzan, pastaj do ta vizitojë fabrikën e Burgut Ayalon, si dhe prezantimin me njësinë qendrore YAMAZ.

“Vizita ka në fokus forcimin dhe avancimin e sigurisë në institucionet korrektuese, përfshirë shkëmbimin e përvojave në menaxhimin e sigurisë, avancimin e kapaciteteve të Njësisë së Inteligjencës Korrektuese dhe zbatimin e praktikave moderne të sigurisë.

Krahas kësaj, vëmendje e veçantë i kushtohet programeve të risocializimit dhe rehabilitimit, si dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.” – njofton Shërbimi Korrektues.

Po ashtu përmes kësaj vizite synohet që përvojat dhe praktikat e avancuara të Shërbimit të Burgjeve të Izraelit të shërbejnë si bazë për shkëmbim profesional dhe për avancimin e mëtejshëm të standardeve të sigurisë, inteligjencës korrektuese, menaxhimit dhe rehabilitimit në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Në anën tjetër, njohja reciproke midis Kosovës dhe Izraelit është e përfshirë në një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më .

Burimi: Kallxo