Abdixhiku: Emrat për president janë në përputhje me parimet e

0%

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se emrat e diskutuar në takimin me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, janë në përputhje me parimet e dakorduara më herët për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Pas takimit, Abdixhiku e ka cilësuar këtë si një hap përpara në procesin e negociatave, duke bërë të ditur se diskutimet do të vazhdojnë.

“Në tërësinë e emrave të prezantuar mund të them se të gjithë, dikush më shumë e dikush më pak, janë në vijë me parimet e dakorduara deri më tani dhe në këtë drejtim, lë të themi se ky është një hap përpara”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai nuk ka dhënë detaje për emrat e propozuar, duke thënë se palët do të takohen sërish për të vazhduar diskutimet dhe për të arritur te përzgjedhja e presidentit. “Nuk mund të diskutoj për emra konkretë në këtë fazë, por do të takohemi sërish për të finalizuar dhe për të përzgjedhur presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Abdixhiku ka folur edhe për situatën rreth konstituimit të Kuvendit, duke thënë se LDK-ja vazhdon të ketë paqartësi lidhur me aspektet kushtetuese të këtij procesi. Sipas tij, në rrethanat aktuale, LDK-ja mund të kontribuojë në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje për zgjedhjen e presidentit. “L DK-ja është garancë institucionale.

LDK-ja as nuk e konstituon Kuvendin vetvetiu, as nuk e thërret seancën e Kuvendit. Për LDK-në jemi në paqartësi të thella kushtetuese. Gjëja e vetme që mund ta bëjë është që të jetë e arsyeshme për zgjedhjen e presidentit ”, ka deklaruar Abdixhiku. Ai ka theksuar se LDK-ja, në procesin e negociatave, do të veprojë në përputhje me qëndrimet dhe identitetin e saj politik.

“LDK-ja është e LDK-së, mësohuni me një LDK të tillë. Dhe LDK-ja në këto diskutime flet me bindje të plotë për atë që përfaqëson historikisht 37 vj et”, ka thënë Abdixhiku. Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut u zhvillua në Kuvendin e Kosovës, ndërsa palët pritet t’i vazhdojnë takimet në përpjekje për të arritur marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.

Burimi: Bota Sot