Vuçiq uron Zelenskyn për Pavarësinë e Ukrainës: Serbia respekton

0%

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka uruar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës. Në urimin e tij, Vuçiq ka shprehur dëshirën për paqe dhe rimëkëmbjen e Ukrainës, duke theksuar se Serbia respekton parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe integritetin territorial të këtij shteti.

“Serbia respekton Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe, në përputhje me të, integritetin territorial të Ukrainës”, thuhet në letrën e presidentit serb. Vuçiq ka bërë të ditur gjithashtu se Serbia do të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare për qytetarët e Ukrainës.

Zelensky e ka falënderuar publikisht homologun serb për urimet, duke vënë në pah qëndrimin e Serbisë lidhur me integritetin territorial të Ukrainës. “E vlerësoj mbështetjen e Serbisë për integritetin territorial të Ukrainës dhe përkushtimin ndaj parimeve të Kartës së OKB-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Jam mirënjohës ndaj Serbisë dhe popullit serb për mbështetjen e tyre humanitare për Ukrainën gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka shkruar Zelensky. Deklarata e Vuçiqit vjen në një kohë kur Serbia vazhdon të ruajë marrëdhënie të afërta me Rusinë, ndërsa paralelisht synon përparimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com