Ish oficeri i Policisë, Krenar Ahmeti mori fjalën në protestë dhe iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin masivisht në shesh për të larguar qeverinë e Edi Ramës dhe të gjithë klasën politike në vend. Ai theksoi se kjo është e vetmja zgjidhje për të larguar “këtë klikë që ia ka pirë gjakun mbi 36 vjet këtij vendi”. “Ka vetëm një zgjidhje.
Burra, gra, fëmijë, i madh edhe i vogël, pensionistë, punëtorë, të papunë ejani në shesh. Nëse doni që ta zhdukim këtë klikë që ia ka pirë gjakun mbi 36 vjet këtij vendi. Vendin mos e lëshoni.”, tha ai.
