Chelsea ka nisur bisedimet paraprake për transferimin e mbrojtësit të Atalantës, Honest Ahanor, përpara mbylljes së afatit kalimtar veror. Sipas raportimeve nga Italia, klubi londinez po përpiqet të arrijë marrëveshje si me Atalantën, ashtu edhe me përfaqësuesit e futbollistit, me synimin që transferimi të përfundojë para 1 shtatorit.
Ahanor, një nga talentet më të spikatura në Serie A Ahanor, 18 vjeç, iu bashkua Atalantës verën e kaluar nga Genoa, klubi ku ishte rritur, në një transferim me vlerë rreth 16 milionë euro. Në sezonin e tij të parë në Bergamo, ai zhvilloi 35 paraqitje në të gjitha garat, duke u shndërruar shpejt në një nga talentet e rinj më të vlerësuar në Serie A.
Kontributi i tij ishte i rëndësishëm edhe në sezonin ku Atalanta e mbylli kampionatin në vendin e tetë. Dy oferta tashmë janë refuzuar Sipas “Metro”, që citon “La Gazzetta dello Sport”, Atalanta ka refuzuar tashmë dy oferta për mbrojtësin nga klube që nuk janë bërë publike. Chelsea është skuadra e fundit që ka intensifikuar interesimin dhe tashmë ka hyrë në negociata konkrete.
Interesimi për Ahanor është rritur ndjeshëm muajt e fundit, pasi paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane. Një lojtar që mbulon disa pozicione Edhe pse është përdorur kryesisht si mbrojtës në krahun e majtë të një reparti me tre lojtarë, Ahanor mund të aktivizohet edhe si mbrojtës i majtë klasik.
Fleksibiliteti i tij taktik shkon edhe më tej, pasi ai mund të luajë në mesfushë dhe në krahun ofensiv. I lindur në Aversa, 18-vjeçari njihet për shpejtësinë dhe fuqinë fizike, dy cilësi që e bëjnë veçanërisht interesant për futbollin anglez. Ai ka regjistruar gjithashtu dy paraqitje me kombëtaren e Italisë.
Kontratë deri në vitin 2028 Ahanor është nën kontratë me Atalantën deri në qershor të vitit 2028, çka e vendos klubin italian në pozitë të fortë negociuese. Chelsea, megjithatë, duket i vendosur të shtojë një tjetër alternativë të re në repartin defensiv dhe po punon që marrëveshja të konkretizohet para mbylljes së merkatos.
