Sulm kibernetik, Ueb-faqja “Konsumatori” bie jashtë funksionit

0%

Ueb-faqja zyrtare konsumatori.rks-gov.net është bërë cak i një sulmi kibernetik. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), përmes një njoftimi për publikun.

Sipas MINT-it, deri në rikthimin dhe funksionalizimin e plotë të ueb-faqes, qytetarët mund t’i drejtojnë ankesat dhe kërkesat e tyre përmes emailit [email protected] ose përmes Viber-it në numrin +383 (0) 46 311-000 . Ministria ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe ka bërë të ditur se do të vazhdojë t’u ofrojë shërbimet përmes kanaleve alternative.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com