Cristiano Ronaldo ka lënë të kuptohet se mund të jetë duke iu afruar fundit të karrierës së tij futbollistike. Në një intervistë për revistën “Vogue”, ylli portugez ka folur për të ardhmen e tij në futboll, duke pranuar se ky mund të jetë viti i fundit që do të luajë profesionalisht.
“ Ndoshta ky është viti im i fundit në futboll dhe dua të lë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme ”, ka deklaruar Ronaldo. Deklarata e 41-vjeçarit ka ngjallur vëmendje të madhe, pasi ai vazhdon të jetë aktiv në nivele të larta, pavarësisht moshës. Ronaldo është një prej futbollistëve më të suksesshëm në histori.
Ai ka fituar pesë herë “Topin e Artë”, pesë herë Ligën e Kampionëve dhe ka triumfuar me Portugalinë në Kampionatin Evropian. Portugezi ka vendosur gjithashtu një numër të madh rekordesh individuale gjatë karrierës së tij, ndërsa tashmë duket se po i afrohet momentit kur do t’i japë fund një prej kapitujve më të jashtëzakonshëm në historinë e futbollit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
