Parandalohet futja në Kosovë e mbi 100 mijë eurove të padeklaruara

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja në Kosovë e mbi 100 mijë eurove të padeklaruara. Në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë është parandaluar rasti i mosdeklarimit të mjeteve monetare. Gjatë kontrollit të një autobusi të linjës ndërkombëtare u sekuestruan 100 mijë eurot të ndara në 500 kartëmonedha prej 200 eurosh.

Këto mjete nuk i ishin nënshtruar procedurave të deklarimit. “Mjetet monetare janë sekuestruar, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore.”- ka njoftuar Policia e Kosovës.

Burimi: Kallxo