Ekskluzive | Aksidenti e çon në QKUK, Policia zbulon se ishte në

0%

Një aksident trafiku ka çuar Policinë te një person që rezultonte në kërkim për raste të vjedhjeve, duke përfunduar me ndalimin e tij për 48 orë, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Azem Rafuna 36-vjeçar , i cili më 15 gusht kishte përfunduar në QKUK në Prishtinë, pasi kishte pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku.

Informacioni se Rafuna ndodhej në QKUK ka mbërritur edhe te Sektori i Hetimeve Rajonale, ndërsa pas verifikimit në sistem ka rezultuar se ndaj tij ishte lëshuar kërkim policor për disa raste të vjedhjeve. Hetuesit janë nisur drejt QKUK-së dhe, pas procedurave përkatëse, 36-vjeçari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Pas intervistimit, Prokurori i çështjes ka marrë vendim që Rafuna të ndalohet për 48 orë. Sinjali mëson se një nga rastet për të cilat po trajtohet lidhet me dyshimet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, të ndodhur më , rreth orës , në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë. Në këtë rast, si viktimë figuron Gj.D rreth 42-vjeçar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një tjetër detaj që ka dalë gjatë verifikimeve lidhet me identitetin e të dyshuarit. Në sistem ai rezulton edhe me emrin Azem Avdili, ndërsa sipas të dhënave policore, mbiemri i tij është ndryshuar me vendim nga Avdili në Rafuna. Rasti po trajtohet nga njësitet kompetente të hetimeve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com