Ligjërata teorike dhe praktike në ditën e tretë të Klinikës Kombëtare

0%

Dita e tretë dhe e fundit e Klinikës Kombëtare për Trajnerë 2026 u zhvillua me ligjërata teorike dhe praktike, duke përmbyllur tri ditë të rëndësishme për avancimin profesional të trajnerëve.

Arben Krasniqi trajtoi temën “Parimet e sulmit të vazhdueshëm (‘Motion’) me Pick and Roll”, ndërsa Elbesar Gështenja ligjëroi për “Skautimin Modern në Basketboll: Analiza e Sulmit, Mbrojtjes dhe Individual”. Në fund të Klinikës u bë edhe ndarja e certifikatave për pjesëmarrësit.

Klinika u organizua nga FBK, në bashkëpunim me FIBA-n dhe SHTBK-në, me fokus në zhvillimin dhe ngritjen profesionale të trajnerëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot