Drita e ka nisur me fitore sezonin e ri 2026/27, për ta mposhtur në shtëpi Llapin. Përballja ishte tepër e zjarrtë me aksione të shumta dhe plot gola, ku nikoqirët triumfuan me rezultat 5-3. Blerim Krasniqi hapi serinë e goalve për të kaluar Dritën në epërsi pas 28 minutave lojë, kurse katër minuta më vonë Igball Jashari dërgoi rezultatin në 2-0 (32’).
Llapi pastaj u “zgjua”, me Fiton Ademin që shënoi një gol të bukur për ta ngushtuar epërsinë (35’). Ndërsa, ishte Elvir Gashijan që realizoi golin e barazimit në përfundimin e pjesës së parë (45+2’). Megjithatë, Drita në pjesën e dytë tregoi forcën.
Fillimisht Besnik Krasniqi u përkujdes për ta rikthyer epërsinë (48’), kurse mbrojtësi tjetër Raddy Ovouka shënoi të katërtin për “Intelektualët” (59’). Kurse, fitoren e vulosi Hajdin Salihu nga aërsia (73’). E tëra që bëri Llapi ishte goli i tretë dhe i fundit përmes Gentrit Jahës (84’).
Kësisoj, Drita merr tre pikë të mëdha ndërsa Llapit i mbetet të këndellet në xhirot e ardhshme./ Telegrafi
