KEK-u konfirmon se sot, në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, ka ndodhur një aksident i rëndë në punë, me ç’rast një punonjës ka pësuar lëndime të rënda. “Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar Policia e Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa njësitë përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme.
Për shkak të veprimeve që janë duke u zhvilluar dhe nevojës për njoftimin e familjarëve, në këtë fazë nuk mund të japim hollësi të tjera. KEK do të njoftojë me kohë, pas konfirmimit të plotë të rrethanave nga organet kompetente ”, thuhet në nioftimin e KEK-ut.
