“Rruga e Ramës drejt SPAK”- Diaspora mbush sheshin, qytetari:

0%

Në protestën e 77-të kundër qeverisë, një prej qytetarëve u bëri thirrje socialistëve të ndershëm të mos mbështesin qeverinë, ndërsa kërkoi edhe një rol më të madh të diasporës në opozitë. Ai kërkoi gjithashtu që opozita të demokratizohet dhe të hapë dyert për figura të reja.

Protestuesi kërkoi hetimin e kryeministrit Edi Rama nga organet e drejtësisë: “Rama ka vetëm një rrugë dhe rruga quhet SPAK”, u shpreh ai. “I bëj thirrje grupit të socialistëve, nëse kanë ndërgjegje të gjithë socialistët e ndershëm t’i vënë gishtin kokës para se s’i japin votën kësaj bande. Opozita duhet të demokratizohet, të hapë dyert të marrë njerëz më të mirë.

Nuk mund të lë pa përmendur edhe Diasporën që është nderi dhe dinjiteti i Shqipërisë. Do i lutesha grupit organizator që t’i hapin dyert Diasporës sepse ka njerëz me dinjitet. Diaspora propozon regjistrin e transparencës…Nëse dalin me pensionistë me tre hotele e vila sigurisht duhet të ketë verifikim. Rama ka vetëm një rrugë dhe rruga quhet SPAK” , tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot