Një fabrikë përfshihet nga zjarri në Gjakovë

0%

Një zjarr është raportuar pasditen e sotme në një fabrikë të dekorimit në Gjakovë, ku ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit kanë intervenuar për ta vënë situatën nën kontroll. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur rreth orës , kur në kazanët e fabrikës janë përfshirë nga zjarri mbetje të bykut.

Zjarrfikësit kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të objektit. Falë intervenimit në kohë, situata është vënë nën kontroll dhe nuk raportohet për përhapje të zjarrit në hapësirat tjera të fabrikës. Rrethanat që çuan deri te shpërthimi i zjarrit nuk janë bërë të ditura.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com