Mot me diell dhe pak vranësira është parashikuar të mbajë në Kosovë gjatë ditës së diel, më . Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se temperaturat minimale gjatë kësaj dite do të shkojnë nga 10 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale nga 28 deri në 33°C. Do të ketë erë të lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi rreth 1–6 m/s.
IHMK githashtu njofton se kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme, megjithëse gjatë orëve të mesditës, për shkak të temperaturave deri në 33°C, mund të ketë ngarkesë të shtuar termike.
Ndërsa, në aspektin agrometeorologjik, kushtet do të jenë të favorshme për zhvillimin dhe pjekjen e kulturave bujqësore, ndërsa temperaturat e larta dhe mbizotërimi i motit të thatë do të rrisin nevojat për ujë te kulturat bujqësore, veçanërisht te kulturat perimore, misri dhe pemëtore.
