Policia del me detaje për dorëzimin e Hazirajt: Për kapjen e tij u

0%

Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen e 7 gushtit në fshatin Orobërdë të Istogut, është dorëzuar sot në Polici pas disa ditësh në arrati.Sipas Policisë së Kosovës, pas ngjarjes i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.

Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime në Pejë kishin punuar intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij.Sot, më 15 gusht, Policia ka zbatuar një plan veprimi në bashkëpunim me njësite të nivelit qendror, përfshirë NJSI/FIT, njësinë e vëzhgimit dhe njësi të tjera.

Në operacion, sipas Policisë, rol kyç ka pasur edhe AKI-ja.Policia njofton se Haziraj, pasi ka parë se nuk kishte mundësi të largohej, është dorëzuar dhe gjithçka ka përfunduar pa incident. Rasti kishte ndodhur më 7 gusht rreth orës , kur një person ishte plagosur me armë zjarri. Viktima ishte dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas në QKUK për trajtim mjekësor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi