Zjarret në vendin tonë/ Reagon presidentja e KE, Von der Leyen:

0%

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin tonë, Belgjikën, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë. Me anë të një postimi në platformën “X”,Von der Leyen shprehet se Europa është në gatishmëri dhe po monitoron vendet e prekura.

Ajo thekson se përmes Qendrës së Emergjencave, Evropa po monitoron nga afër zjarret në të gjithë kontinentin. “Evropa mbetet në gatishmëri të lartë për zjarret masive. Presioni po rritet në Shqipëri, Belgjikë, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinë. Sistemi ynë satelitor Copernicus po mbështet tashmë operacionet e hartëzimit.

Përmes Qendrës së Emergjencave, Evropa po monitoron nga afër zjarret në të gjithë kontinentin. Dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile është aty sa herë që një vend kërkon solidaritetin e Evropës”, shkruan presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot