Interi fiton

0%

Interi ka mbyllur me një fitore minimale 1:0 ndeshjen e fundit miqësore të kësaj vere, duke mposhtur spanjollët e Betisit në një sfidë të luajtur në stadiumin e Barçës. Zikaltërit kanë dominuar ndeshjen, por nuk kanë arritur të shfrytëzojnë rastet e krijuara para portës së ekipit të drejtuar nga Manuel Pelegrini.

Diferencën e bëri pikërisht një nga emrat më të shumëpritur, anglezi Xhon Stouns. Futbollisti debutoi në minutën e 75-të të ndeshjes dhe, vetëm shtatë minuta më pas, ishte pikërisht ai që çoi sferën në rrjetë pas një goditjeje këndi, duke shënuar golin e vetëm të takimit.

Burimi: Bota Sot