Haxhiu fton në takim të përbashkët liderët e partive politike

0%

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu u ka bërë ftesë liderëve të partive politike që kanë ulëse të siguruara në kuvend që të takohen më . në ora . KALLXO.com mëson nga brenda kabinetit se Haxhiu u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të takohen për të diskutuar në lidhje me zhvillimet aktuale politike dhe institucionale.

Takimi siç mëson KALLXO.com do të mbahet në Zyrën e Presidentes, ndërsa të ftuarve u është kërkuar që të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre ose të përfaqësuesit të subjektit politik. KALLXO.com ka siguruar edhe ftesën e ud. Presidentes për të gjitha partitë.

“Në cilësinë e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, ju ftoj në një takim konsultativ lidhur me zhvillimet aktuale politike dhe institucionale, si dhe me rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e një Presidenti konsensual dhe, rrjedhimisht, për formimin e institucioneve të tjera kushtetuese”, – thuhet në ftesën që ka siguruar KALLXO.com.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë më se pas qëndrimit të fundit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lëvizja Vetëvendosje i ka votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve. Ai tha se PDK-ja nuk e ka kontestuar rezultatin e zgjedhjeve dhe se kjo parti nuk paraqet pengesë për formimin e institucioneve.

“Ne si parti opozitare nuk e kemi kontestuar rezultatin zgjedhor. E kemi pranuar rezultatin. Nuk ka pengesë prej nesh. Përkundrazi, ne po themi: ejani, të përfundojmë me rezultatin zgjedhor, krijoni institucionet, mbani premtimet në Kuvend e në Qeveri dhe zgjidhni presidentin” – tha Hamza në konferencë për media më , pasi që bashkë me deputetë të partisë dhe të Aleancës kërkuan nga foltorja e Kuvendit që të konstituohet legjislatura e re.

Sipas tij, tashmë pas qëndrimit të fundit të LDK-së, Vetëvendosje i ka numrat dhe votat e nevojshme. “Nuk ka pengesë prej neve, është e kundërta, ne po themi: ejani, të përfundojmë me rezultatin zgjedhor, krijoni institucionet, mbani premtimet në Kuvendin e Qeverisë, zgjidhni presidentin, dhe tash pas qëndrimit të fundit të LDK-së, numrat janë të qartë, i kanë numrat, i kanë votat”- shtoi ai.

I pyetur se pse LDK-ja nuk mori pjesë në aktivitetin që organizuan ata se Aleanca në sallën plenare ku u kërkua të vazhdohet seanca konstituive, ai tha se LDK-ja është parti në vete dhe se ata duhet të përgjigjen për këtë çështje. Ai paralajmëroi se nëse institucionet nuk formohen, vendi mund të vazhdojë të mbetet në atë që e quajti “vakuum institucional”.

“Lëvizja Vetëvendosje, zoti Kurti, duhet t’i bëjë institucionet apo ta mbajë vendin në vakuum institucional, me mungesë stabiliteti politik dhe, mbi të gjitha, me shkelje të vazhdueshme të ligjit dhe suspendim të Kushtetutës”- tha Hamza.

I pyetur nëse PDK-ja do të marrë pjesë në seancë në rast se propozohet një kandidat konsensual për president, Hamza tha se partia e tij do të vazhdojë ta luajë rolin e opozitës.

Dy ditë më parë më , k ryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku , ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të heqë dorë nga çdo kërkesë për postet e Qeverisë, Kuvendit dhe presidentit, me qëllim të zhbllokimit të situatës politike në vend. “Ne nuk do të lejojmë që fati i Republikës të lidhet me kërkesat tona për të marrë përgjegjësi institucionale.

Prandaj, për të çliruar procesin nga çdo alibi, dhe për t’i hapur rrugë zgjidhjes në interes shtetëror të Republikës, LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale. LDK heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në Qeveri, nuk duam asnjë ministri, le t’i mbajë LVV të gjitha.

Heqim dorë nga kërkesa për kryetar të Kuvendit, dhe më e rëndësishmja heqim dorë edhe nga kërkesa për të udhëhequr postin e presidentit të Republikës” – tha Abdixhiku pas një takimi të grupit parlamentar të LDK-së. Ndërkohë, deputetë të PDK-së dhe Aleancës më , janë mbledhur në sallë plenare për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive, edhe pse Dehari nuk e ka thirrur një gjë të tillë.

Burimi: Kallxo