Ylli i Kombëtares jep përgjigjen e papritur

0%

Frederik Veseli nuk do të ndryshojë ambient, së paku deri në këtë momente. Mbrojtësi i Kombëtares, i cili është nën kontratë me Sudtirol në Serie B, liga e dytë për nga rëndësia në Itali, mori një propozim nga Trevizo, ekip ky që garon një kategori më poshtë.

Këta të fundit i përcollën një kontratë shumëvjeçare, ndërsa bisedimet ishin në avancime e sipër, por Veseli ka dhënë “JO”-në përfundimtare. Kështu, përqëndrimi i 33-vjeçarit është momentalisht tek Sudtirol, pasi javën e ardhshme nis dhe kampionati në Serie B dhe përqëndrimi i mbrojtësit është tek sezoni që po afron.

Burimi: Bota Sot