Anis Mehmeti lë gjurmë përballë ekipit të Bundesligës

0%

Anis Mehmeti do të duhet të rifitojë një vend në formacion në këtë edicion të parë të tij në Premier Ligë në radhët e Ipsuiç, ku hierarkitë kanë ndryshuar pas largimit të trajnerit Kiran MekKena që e kërkoi në radhët e kësaj skuadre, Megjithatë, në miqësoret para starti të kampionatit, futbollisti po mundohet të shfrytëzojë çdo moment në fushë për të gjetur hapësira.

Këtë e ka bërë edhe në ndeshjen e sotme miqësore ku Ipsuiç luante kundër Union Berlin. I lënë në stol në startin e ndeshjes, ai u aktivizua në minutën e 72-të. Sulmuesit iu deshën vetëm 6 minuta në fushë për të treguar diçka nga repertori i tij, kur dha një një asist perfekt nga e majta për golin e rezultatit të përkohshëm 4-2 të sfidës në favor të ekipit të tij.

Burimi: Bota Sot