Ferran Torres është zyrtarisht futbollist i ri i Paris Saint-Germainit, pasi Barcelona ka finalizuar transferimin e sulmuesit spanjoll për rreth 50 milionë euro. 26-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin parisien deri në vitin 2031 dhe menjëherë pas prezantimit ka folur edhe për arsyet që e bindën të largohej nga Barcelona.
Një prej faktorëve kryesorë ka qenë dëshira e tij për të fituar Ligën e Kampionëve, trofe që ende mungon në karrierën e spanjollit. “Paris Saint-Germaini është klubi ideal për ta fituar Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Torres në fjalët e para si futbollist i PSG-së.
Sulmuesi ka vlerësuar gjithashtu projektin sportiv dhe moshën e re të skuadrës parisiene, duke shprehur bindjen se PSG-ja mund të vazhdojë të luftojë për trofetë më të mëdhenj. Një tjetër faktor i rëndësishëm në vendimin e Torresit ka qenë trajneri Luis Enrique.
Dyshja kishte punuar së bashku më herët te Kombëtarja e Spanjës, ndërsa Torres ka theksuar se besimi që trajneri spanjoll kishte treguar ndaj tij kishte luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e karrierës së tij ndërkombëtare. Transferimi në Paris i jep fund aventurës katërvjeçare e gjysmë të Torresit te Barcelona.
Ai iu bashkua katalunasve në janar të vitit 2022 nga Manchester City për rreth 55 milionë euro, plus bonuse. Në sezonin 2025/26, Torres regjistroi 21 gola dhe tri asistime në 49 paraqitje në të gjitha garat, përpara se të vendoste të hapte një kapitull të ri në karrierë me PSG-në. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!