100 mijë euro në muaj dhe një shtëpi luksoze në Madrid

0%

Martesa e Cristiano Ronaldos me Georgina Rodriguez ishte ngjarja e momentit në mediat rozë. Sulmuesi portugez i tha fund kështu beqarisë dhe çoi në një tjetër nivel marrëdhënien e tij me bukuroshen argjentinase. Sakaq, mediumi spanjoll “MARCA”, shkruan se ekziston një marrëveshje në parim mes dyshes, nëse ata i drejtohen divorcit, në rastin më të keq.

Bëhet fjalë për një shumë që prek 100 mijë eurot që do të shkojnë në llogari të Georginës çdo muaj. Po ashtu, partnerja e CR7-tës do të përfitojë edhe një shtëpi luksoze në La Fianca në Madrid. Arsyeja e kësaj marrëveshje mes çiftit, bëhet për shkak se portugezi kërkon të mbrojë fëmijët e tij dhe të shmang procedurat ligjore në rast divorci.

Burimi: Bota Sot