Koreja e Jugut propozon fundin zyrtar të luftës me Korenë e Veriut

0%

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, ka propozuar nisjen e bisedimeve me Korenë e Veriut për t’i dhënë fund zyrtarisht luftës mes dy vendeve, e cila teknikisht vazhdon ende pasi konflikti i viteve 1950–1953 përfundoi vetëm me armëpushim dhe jo me traktat paqeje.

Lee ka bërë thirrje për krijimin e një “sistemi sigurie shumë-shtresor”, që do të synonte parandalimin e përshkallëzimeve përgjatë kufirit de facto mes dy Koreve, të njohur si Zona e Çmilitarizuar (DMZ). Presidenti koreano-jugor ka propozuar gjithashtu që në kuadër të dialogut të diskutohen mënyra praktike për të frenuar avancimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Pheniani ka vazhduar testimin e raketave balistike, përfshirë sisteme që besohet se mund të bartin koka bërthamore, duke ngritur shqetësime të vazhdueshme në Korenë e Jugut dhe Japoni. Konflikti në Gadishullin Korean mbetet i ngrirë që nga viti 1953, kur u nënshkrua marrëveshja e armëpushimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, mungesa e një traktati formal të paqes bën që dy Koretë teknikisht të vazhdojnë të jenë në gjendje lufte. Përgjatë dekadave, tensionet në zonën kufitare kanë vazhduar, me incidente dhe akuza të ndërsjella për provokime, përfshirë edhe dërgimin e balonave me mbeturina dhe materiale propagandistike.

Lee ka ndjekur një qasje më të orientuar drejt uljes së tensioneve dhe përmirësimit të marrëdhënieve me Korenë e Veriut.

“Le t’i lëmë mënjanë synimet tona për të kërcënuar njëri-tjetrin dhe të fillojmë diskutimet për t’i dhënë fund kësaj lufte të gjatë, si palët e përfshira drejtpërdrejt”, ka deklaruar Lee gjatë një ceremonie me rastin e Ditës së Çlirimit, e cila shënon fundin e sundimit japonez në Gadishullin Korean.

Ai ka shprehur shpresën që Seuli dhe Pheniani të mund “të ulen përballë njëri-tjetrit për bashkëjetesë paqësore dhe zhvillim të përbashkët”. Sipas tij, një forum i tillë mund të përdoret gjithashtu për të diskutuar “mënyrat efektive për të ndalur avancimin e kapaciteteve bërthamore të Veriut”.

Propozimi vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes dy Koreve vazhdojnë të jenë të tensionuara, ndërsa çdo hap drejt dialogut shihet si përpjekje për të shmangur një përshkallëzim të ri në Gadishullin Korean. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com