Goli fantastik i Brajan Grudës nuk mjafton, Bayern e siguron fitoren

0%

Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja miqësore mes Bayern Munich dhe Leipzig, sfidë e cila po shkon në favorin e bavarezëve me shifrat 2-1. Protagonist në këtë takim është bërë dhe sulmuesi me origjinë shqiptare, Brajan Gruda i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 53-të pas një shërbimi mjaft të mirë në zonë dhe s’e pati aspak të vështirë të mposhtë portierin Neuer.

Mirëpo, gëzimi i sulmuesit zgjati vetëm 5 minuta, pasi përforcimi më i ri i Bayernit, Nathaniel Brown shënoi të dytin për t’u rikthyer të tijëve epërsinë. Për të tretin, mendoi Jamal Musiala në minutën e 81-të. Kujtojmë se serinë e golave në këtë duel miqësor e hapi Luiz Diaz në minutën e 13-të.

Burimi: Bota Sot