95 mijë e 388 aplikime për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore janë aprovuar nga koordinatorët e shkollave, ndërsa 710 janë refuzuar. Anita Kadriu, drejtoreshë e Departamentit të Arsimit Parauniversitar në Ministri të Arsimit ka deklaruar se sot, më , do të mbyllet aplikimi për subvencionim në ora . Sipas Kadriut, deri më tani kanë aplikuar 181 mijë e 599 persona.
Kadriu tha se këtë vit pasi do t’i subvencionojnë edhe nxënësit, prindërit e të cilëve nuk kanë lejeqendrim në Kosovë, janë duke i pranuar fizikisht në Ministri vërtetimin se nxënësi vijon mësimin në vend. “Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI) është duke i ngarkuar në sistem. Mundet vetëm kjo të na marrë kohë, do të thotë veç për këtë kategori do të jetë i hapur sistemi.
Po mendojmë që ta zgjidhim brenda ditës.” – tha Kadriu më . Kadriu shpreson se nga mesi i javës së ardhshme të përfundojë verifikimi i të gjitha aplikimeve. Pastaj ajo tha se ASHI i dërgon të gjitha listat e verifikuara të aplikimeve për subvencionim në Ministri të Arsimit, e cila i kalon në një komision të veçantë për një verifikim final.
“Ky Komision e bën bartjen në Ministri të Financave për pagesa.” – shtoi Kadriu. Ajo tha se synojnë që këtë vit nxënësit të pajisen me të gjitha tekstet shkollore dhe mësimi të fillojë më .
Kurse, më 6, drejtoresha Kadriu ka deklaruar për KALLXO.com se ende nuk e kanë përcaktuar shumën se sa do t’ju ndahet nxënësve të klasave 1 deri 5 dhe atyre 6 deri 9 për blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore.
“Jemi duke pritë mbylljen e aplikimeve dhe në bazë të numrit të nxënësve që do t’i marrin në nivel Kosove, ne do të dimë ta ndajmë edhe shumën e mjeteve, d.m.th. e ndajmë saktë për secilin.” – ka thënë Kadriu më . Ajo e ka konfirmuar se Qeveria në detyrë e Kosovës i ka ndarë mbi 14 milionë euro për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore për vitin 2026.
Bazuar në Ligjin Nr. 10/L-001, për Ministrinë e Arsimit në vitin 2026 në kategorinë Zhvillimi i Planprogramit janë të dedikuara 14 milionë e 115 mijë e 389 euro. Kurse, në kategorinë subvencione dhe transfere janë të dedikuara gjithsej 25 milionë e 305 mijë e 360 euro.Aplikimi për subvencionim u hap më dhe realizohet përmes platformës e-Kosova.
Gjithashtu, Kadriu ka thënë se janë duke i subvencionuar për blerjen e teksteve shkollore edhe nxënësit me nevoja të veçanta, nxënësit e Qendrës Korrektuese në Lipjan, nxënësit nga Sos fshatrat.
Njësoj si viteve të kaluara, edhe këtë vit, Ministria e Arsimit po e bën verifikimin e aplikimeve për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore përmes koodrinatorëve të pozicionuar në çdo shkollë. Ky është viti i katërt që Ministria e Arsimit e aplikon metodën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, që nga viti shkollor 2023/2024.
Metoda kishte nisur në kohën e ish-ministres Arbërie Nagavci, kurse këtë vit në vend të saj është ministri në detyrë, Hajrulla Çeku.
