Djali refuzoi të bënte foton e shkollës, nëna “telefonoi” policinë

0%

Një nënë nga Kolorado e shndërroi refuzimin e djalit të saj për të bërë foton e ditës së parë të shkollës në një moment humoristik. Kur 10-vjeçari Colton, nxënës i klasës së pestë, nuk pranoi të fotografohej, nëna e tij Amanda Stolz kërkoi ndihmën e një polici lokal. Oficeri Jack, i njohur edhe si Officer Ross, e “arrestoi” djalin duke i vendosur prangat, ndërsa ai qeshte.

Polici madje e shoqëroi Coltonin deri te vetura e patrullës, duke realizuar kështu edhe fotot që nëna kërkonte. “Refuzimi për t’i bërë mamit një foto të ditës së parë të shkollës është, në fakt, kundër ligjit”, shkroi nëna me shaka në Facebook.

Nëna tha se ishte e lumtur që oficeri e mori pjesë në shaka, ndërsa policia e Keenesburgut e cilësoi ngjarjen si një mënyrë të bukur për të krijuar lidhje me fëmijët e komunitetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot