Situatë alarmante në Kroaci, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

0%

Një person ka humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarreve të fuqishme që kanë përfshirë zonat bregdetare të Kroacisë gjatë orëve të fundit. Autoritetet kanë gjetur një person të pajetë në zonën e prekur nga flakët, ndërsa mbi 40 persona kanë përfunduar në spital me djegie dhe probleme me frymëmarrjen.

Shtatë prej të plagosurve raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Deri më tani, autoritetet kanë evakuuar mbi 1,200 persona nga dy zonat më të prekura, Lokva Rogoznica dhe Omiš. Në mesin e personave të evakuuar ishte edhe një grup turistësh hungarezë. Sipas Ministrisë së Jashtme të Hungarisë, katër prej tyre janë plagosur, ndërsa dy kanë kërkuar shtrim në spital.

Qindra zjarrfikës, të mbështetur edhe nga avionë Canadair, po vazhdojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarreve të fuqishme në bregdetin kroat. Ndërkohë, Shërbimi i Klimës i Bashkimit Evropian ka paralajmëruar për kushte edhe më ekstreme të motit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas parashikimeve, vala e të nxehtit në Evropën Qendrore dhe Lindore, përfshirë Britaninë e Jugut, Irlandën, Francën Veriore dhe Suedinë Jugore, pritet të vazhdojë deri më 19 gusht. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com