Skandal në Trainkos: Kryeshefit i atribuohet koment i rëndë ndaj

0%

Një koment me përmbajtje seksiste, që i atribuohet kryeshefit ekzekutiv të Trainkosit, Agron Statovcit, ndaj deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut, ka nxitur reagime në rrjetet sociale. Komenti është publikuar nga zyrtari i Trainkosit, Asdren Ademi, i cili ka shpërndarë një fotografi ku shihet një koment në një video të Ganimete Musliut.

Në koment shkruhet: “Tu e pa sojin e kësaj femre, jam ka e lëshoj edhe gruan…” Ademi ka ngritur pretendime për standarde të dyfishta në Trainkos, duke e lidhur publikimin e tij me një procedurë disiplinore që, sipas tij, ishte iniciuar ndaj tij nga kryeshefi Statovci për një koment të bërë në Facebook lidhur me renovimet e infrastrukturës hekurudhore.

“Dallimi mes meje, Asdren Ademi, punëtor i Trainkosit, dhe Agron Statovcit, kryeshef i Trainkosit. I njëjti për komentin tim ka nisur procedurë disiplinore duke u thirrur në Kodin e Etikës, e ky veç etik nuk ka”, ka shkruar Ademi. Ai ka publikuar edhe fotografi të dokumenteve dhe komentit, duke pretenduar se ndaj tij janë përdorur standarde të ndryshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka një qëndrim të bërë publik nga Statovci apo Trainkos lidhur me pretendimet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com