Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 14 gusht. Sipas vendimit të fundit, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1.73 euro, që paraqet një rritje prej 3 centësh krahasuar me ditën e djeshme, kur çmimi maksimal ishte 1.70 euro.
Ndërkaq, benzina është përcaktuar me çmim maksimal prej 1.50 euro për litër, ndërsa gazi 0.61 euro për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora dhe vlejnë për periudhën e përcaktuar në vendimin e ministrisë. Rritja e re e çmimit të naftës vjen pas ndryshimeve të njëpasnjëshme të çmimeve të derivateve gjatë ditëve të fundit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
