Policia del me detaje: Këto janë arsyet që çuan në përjashtimin nga

0%

Policia e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të ish-eprorit të saj, Arben Visoqi, i cili një ditë më parë njoftoi se ishte përjashtuar nga puna pas 26 vitesh shërbim dhe pretendoi se ndaj tij kishte pasur hakmarrje.

Në reagimin zyrtar, Policia ka bërë të ditur se ndaj togerit A.V., me detyrë në DHTQNJ në Pejë, që nga inkuadrimi i tij e deri në largimin nga puna, janë iniciuar gjithsej 15 raste disiplinore. Sipas Policisë, 13 prej rasteve janë trajtuar në nivel qendror dhe dy në nivel rajonal, ndërsa në total ndaj tij janë shqiptuar gjashtë masa disiplinore.

Policia ka bërë të ditur se tri nga 15 rastet kanë qenë të lidhura me shkrime dhe komente në rrjetet sociale. Për këto raste, Visoqit fillimisht i ishte shqiptuar ndalesë në pagë prej 30 për qind për dy muaj në vitin 2016, ndërsa për një rast tjetër të iniciuar në vitin 2025, masa ishte ndalesë në pagë prej 30 për qind për gjashtë muaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rasti i fundit, i iniciuar dhe përfunduar gjatë vitit 2026, ka rezultuar me masën “Ndërprerje e marrëdhënies së punës”. Sipas Policisë, vendimi është marrë pasi zyrtari kishte vazhduar me shkelje të njëjta, të cilat janë vlerësuar si sjellje e rëndë diskredituese, mosbindje e rëndë dhe shkelje e rëndë e autorizimit, përfshirë publikimin apo komentimin e përmbajtjeve që dëmtojnë imazhin e Policisë.

Reagimi i Policisë vjen një ditë pasi Arben Visoqi, epror i lartë dhe dhëndër i ish-presidentit Hashim Thaçi, njoftoi se ishte përjashtuar pas 26 vitesh shërbim. Visoqi kishte deklaruar se ndaj tij ishte zhvilluar një procedurë disiplinore lidhur me postime private në Facebook dhe pretendoi se rasti ishte iniciuar pas një ankese anonime.

Ai po ashtu kishte akuzuar zyrtarë të Policisë për hakmarrje, duke e lidhur vendimin me raportimet që thotë se i kishte bërë më herët. “Tani më mbetet ta mbroj të drejtën time në Gjykatë dhe në instanca tjera, i bindur në të drejtën time ligjore, por… edhe morale”, kishte shkruar Visoqi.

Ndërkohë, Policia ka theksuar se ndaj vendimeve të saj palët kanë të drejtë ankese në gjykatën kompetente dhe se rastet ndaj zyrtarëve policorë trajtohen nga mekanizmat e brendshëm në mënyrë profesionale dhe të pavarur. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com