Nga: Radio Evropa e Lirë Shpërndaje në: Predikuesi islamik nga Bosnje e Hercegovina, Elvedin Peziq, pritet të dëbohet gjatë ditës nga Kosova, pasi një ditë më parë ishte shoqëruar nga Policia e Kosovës para një aktiviteti në Vitomiricë të Pejës, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) një burim i informuar për organizimin dhe qëndrimin e Peziqit në Kosovë.
Sipas këtij burimi, deri më tani nuk ka informacione të tjera për arsyet e shoqërimit të Peziqit. Ndërkohë, Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës në Pejë i tha REL-it se BIK-u nuk kishte qenë në dijeni për ardhjen e Peziqit dhe aktivitetet e tij në Kosovë.
Sipas BIK-ut, Peziqi nuk kishte kërkuar leje apo pëlqim për aktivitetin, ndërsa institucioni nuk kishte ofruar mbështetje materiale apo logjistike për vizitën e tij. BIK-u konfirmoi se ka pasur komunikim me Policinë e Kosovës lidhur me rastin.
Edhe Arbëri 1 o. më parë Fehim Sali dyshohet se mblidhte informacione për vehabistë e persona të tjerë që mund t’i rekrutonte “Policia e Kosovës na është drejtuar me shkresë dhe ne jemi përgjigjur”, tha Këshilli i BIK-ut në Pejë, pa dhënë detaje për përmbajtjen e komunikimit.
Këshilli i BIK-ut shtoi se çdo aktivitet fetar në objektet fetare apo në objekte të tjera duhet të ketë lejen ose pëlqimin e institucionit fetar. Xhemati i një xhamie në Dobrushë kishte shpërndarë në rrjetet sociale njoftimin për aktivitetin e planifikuar të Peziqit.
Peziq u shoqërua të enjten për intervistim informues, para një aktiviteti ku ishte planifikuar të merrte pjesë në Vitomiricë. Lajmin e kishte konfirmuar Rexho Kojiq nga organizata joqeveritare “Vullnetarët e Rinj” nga Kosova, e cila ishte organizatore e aktivitetit.
Kojiq kishte thënë se Peziq ishte transferuar në një stacion policor në Prishtinë dhe se ai kishte hyrë rregullisht në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar në Kullë, me dokumente të Bosnje e Hercegovinës. Sipas tij, Policia i kishte thënë se Peziq do të mbahej për gjashtë orë për verifikim të identitetit dhe se nuk kishte nevojë për angazhimin e një avokati.
Kojiq kishte thënë gjithashtu se Peziqi ishte pyetur nëse kishte leje nga Bashkësia Islame e Kosovës për mbajtjen e aktivitetit. “Ai nuk është hoxhë në ndonjë xhami dhe nuk kishte nevojë për një leje të tillë. Bëhej fjalë për promovimin e një libri”, kishte thënë Kojiq.
Edhe Arbëri 1 o. më parë Moti sot REL-i ka kontaktuar edhe Komunat e Pejës dhe Prizrenit, si dhe Bashkësinë Islame të Kosovës, për të kërkuar informacione nëse kanë qenë në dijeni të vizitës së Peziqit, nëse kanë pasur rol në organizimin e aktiviteteve dhe nëse ka pasur ndonjë mbështetje apo financim institucional për vizitën e tij.
Në aktivitet ishte planifikuar të merrte pjesë edhe Mithad Qeman, po ashtu predikues islamik, i cili, sipas Kojiqit, ishte shoqëruar nga Policia, por ishte liruar menjëherë. Peziq dhe Qeman kishin planifikuar të promovonin një libër në Vitomiricë dhe më pas të zhvillonin një aktivitet në Dobrushë të Istogut. Për të premten ishte planifikuar edhe një aktivitet në Reçan të Prizrenit.
Kush është Elvedin Peziq? Peziq është një predikues islamik nga Bosnje e Hercegovina, i cili prej vitesh është aktiv në internet dhe njihet për qëndrime konservatore dhe si një nga predikuesit që identifikohen me selefizmin. Ai ka më shumë se 300 mijë ndjekës në Facebook dhe është aktiv edhe në platforma të tjera, ku publikon ligjërata, këshilla fetare dhe komente për çështje shoqërore.
Qëndrimet e tij janë kritikuar në të kaluarën në Bosnje e Hercegovinë. Bashkësia Islame e Bosnjë e Hercegovinës kishte reaguar ndaj një deklarate të Peziqit për rolin e gruas në shoqërinë perëndimore, duke vlerësuar se qëndrime të tilla nuk janë në përputhje me mësimet islame për të drejtat dhe detyrimet e grave myslimane.
Kojiq, megjithatë, kishte thënë për REL-in se, sipas tij, Peziq nuk paraqet rrezik për sigurinë e Kosovës. Edhe Arbëri 1 o. më parë PDK-ja sërish para Qeverisë, Mustafa: Kurti është uzurpator, të vazhdojë seanca konstituive “Po të kishte pasur çfarëdo indikacioni për diçka të tillë, ne nuk do ta kishim mbështetur një tubim të tillë”, kishte deklaruar ai.
REL-i është në pritje të përgjigjes së Policisë së Kosovës për të sqaruar arsyet e shoqërimit, statusin e Peziqit dhe bazën e mundshme ligjore për largimin e tij nga Kosova.
