Kurti: Kosova, model në rajon për shërbimin korrektues

0%

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Shërbimi Korrektues i Kosovës po zhvillohet dhe po fiton gjithnjë e më shumë besimin e partnerëve ndërkombëtarë, duke e cilësuar Kosovën si model në rajon për këtë fushë.

Kurti i bëri këto deklarata në ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së 46-të të Trajnimit Profesional për Zyrtarë Korrektues, ku 100 kadetë përmbyllën me sukses përgatitjen profesionale dhe iu bashkuan Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“​​Të jesh zyrtar korrektues është përgjegjësi e madhe e cila kërkon disiplinë, integritet dhe përkushtim për sigurinë, rendin dhe dinjitetin e personave të privuar nga liria”, tha Kurti. Ai theksoi se në tri vitet e fundit në Shërbimin Korrektues të Kosovës janë rekrutuar rreth 400 zyrtarë të rinj, duke e cilësuar këtë si investim të rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ky është një investim i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore dhe në ndërtimin e një shërbimi korrektues modern, profesional dhe sta bil”, u shpreh Kurti. Sipas tij, përparimi i Shërbimit Korrektues të Kosovës tashmë po vlerësohet edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

“Përvojat dhe praktikat e tij po çmohen jo vetëm ndërkombëtarisht, por sidomos në rajon, ku gjithnjë e më shumë vende po i marrin ato si model për avancimin e shërbimeve të tyre korrektuese ”, deklaroi ai.

Kurti u bëri thirrje zyrtarëve të rinj që detyrën ta ushtrojnë me profesionalizëm, ligjshmëri dhe dinjitet, duke theksuar se autoriteti i tyre duhet të matet me drejtësinë dhe respektin që tregojnë në punë.

Kurse ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se zyrtarët korrektues kanë përgjegjësi të madhe në garantimin e rendit, sigurisë dhe respektimit të dinjitetit njerëzor.

Gërvalla tha se pas 23 javësh trajnim profesional në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, kadetët janë të përgatitur për detyrën e tyre.“Puna e një zyrtari korrektues kërkon disiplinë, vendosmëri, maturi, vetëpërmbajtje dhe gjykim të shpejtë e të drejtë”, tha Gërvalla.

Ajo theksoi se zyrtarët do të përballen me situata të vështira dhe vendime nën presion, duke kërkuar prej tyre profesionalizëm dhe respektim të ligjit. “D rejtësia nuk përfundon me shqiptimin e një vendimi gjyqësor, ajo dëshmohet edhe në mënyrën se si zbatohet ai vendim ”, deklaroi Gërvalla.

Në ceremoninë e diplomimit foli edhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, i cili tha se detyra e zyrtarëve korrektues nuk kufizohet vetëm në garantimin e sigurisë dhe rendit, por përfshin edhe rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të privuar nga liria. “Siguria dhe respekti për dinjitetin njerëzor nuk janë të kundërta, ato ecin bashkë.

Ligji është udhërrëfyesi juaj, profesionalizmi është fuqia juaj, integriteti është mbrojtja juaj”, t ha Dibrani. Ai u kërkoi zyrtarëve të rinj që ta ruajnë integritetin dhe profesionalizmin në çdo situatë, duke theksuar se çdo veprim i tyre ndikon drejtpërdrejt në besimin e qytetarëve ndaj institucioneve.

Dibrani falënderoi familjarët e kadetëve, Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, instruktorët dhe partnerët vendorë e ndërkombëtarë për mbështetjen në përgatitjen e gjeneratës së re të zyrtarëve korrektues.

Burimi: Bota Sot