Sulmuesi shqiptar bën rikthimin e madh!

0%

Arbnor Muja është lojtari më i ri i Sint-Truiden në Belgjikë. Zyrtarizimin e ka dhënë vetë klubi nga Jupiler Pro League, ndërsa i është besuar numeri “7”, i vlerësuar si “ikonik” në përshkrim. Sulmuesi i Kombëtares i ka dhënë fund aventurës te Samsunspor në Superligën turke, ndërsa kjo lëvizje nuk ka të bëjë me huazim, por shitje përfundimtare.

Përsa i takon kalimit te Sint-Truiden, për Mujën është rikhim, pasi është inkuadruar më herët me “formulën” e huazimit. Te Kombëtarja, lojtari i lindur në Mitrovicë, prej vitit 2023 nuk është ftuar më, pavarësisht se ka treguare rendiment të kënaqshëm, duke marrë trajtën e të “harruarit”.

Burimi: Bota Sot