PDK dhe AAK hyjnë në sallën e Kuvendit për të kërkuar vazhdimin e

0%

PDK dhe Aleanca hyjnë në sallë plenare për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive, anipse, sipas asaj që është e bërë e ditur deri tash, kryesuesi Avni Dehari nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së tyre.

Dy partitë opozitare kanë kërkuar nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës, ndërsa deri më tani nuk kanë marrë një përgjigje për kërkesën e tyre. kanë publikuar pamje para orës se gjenden në sallën e grupit parlamentar në Kuvend në pritje të seancës. PDK-ja dhe Aleanca e kanë bërë këtë kërkesë edhe përmes shkresave zyrtare të dërguara në Kuvend.

Ato insistojnë se seanca duhet të vazhdojë dhe se procesi i konstituimit të Kuvendit nuk mund të mbetet i bllokuar. KALLXO.com e ka kontaktuar Deharin në qofftëse do ta thërrasë seancën, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur në telefon, derisa në ueb-faqen e Kuvendit më , nuk është vendosur në kalendar vazhdimi i seancës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kërkesa e këtyre dy partive, vjen pasi seanca konstituive e Kuvendit ende nuk ka përfunduar, ndonëse janë tejkaluar afatet e përcaktuara për përmbylljen e saj. Një nga vazhdimet e seancës është mbajtur më 8 gusht, ndërsa prej atëherë nuk është thirrur një vazhdim tjetër.

Të mërkurën, më , deputetë të PDK-së dhe Aleancës u mblodhën në sallën plenare të Kuvendit, duke kërkuar vazhdimin e seancës dhe respektimin e rendit kushtetues. Në atë rast, kryesuesi Avni Dehari kishte deklaruar paraprakisht se, pa një marrëveshje politike, çdo vazhdim i seancës do të ishte një “seancë shterpë”.

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, për takim lidhur me përgatitjen e vazhdimit të seancës konstituive, duke iu referuar edhe afatit prej 48 orësh të përcaktuar në Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Ndërkohë, PDK-ja ka vazhduar edhe të premten më , aksionin e saj para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të kthehet në Kuvend dhe të mundësojë konstituimin e tij.

Burimi: Kallxo