Tre persona janë raportuar të zhdukur të mërkurën në dy qytete të ndryshme të Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në Prishtinë një grua ka njoftuar policinë se dy vajza të mitura janë zhdukur dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Policia ka nisur hetimet për rastin. Ndërkohë, një rast tjetër i zhdukjes është raportuar në Malishevë.
Një ankues kosovar ka njoftuar policinë se një anëtare femër e familjes së tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Edhe ky rast është duke u hetuar nga Policia.
