Shpërndaje në: Banorët e Hanit të Elezit të premten kanë protestuar kundër përdorimit dhe djegies së gomave të përdorura si lëndë djegëse në procesin e prodhimit të çimentos në fabrikën “SharrCem”. Në shenjë proteste, qytetarët kanë djegur goma, duke kundërshtuar përdorimin e tyre si lëndë djegëse në fabrikë.
Protestuesit kanë dalë me pankarta në duar, përmes të cilave kanë përcjellë mesazhe kundër kësaj praktike. “Nuk jemi eksperiment”, “Zëri i qytetarit nuk hesht” dhe “Gomat jo, shëndeti po” ishin disa nga mesazhet e shkruara në pankartat e protestuesve.
