Trajneri i Austin i thur elozhe Uzunit: Luan me zjarr dhe pasion, e

0%

Myrto Uzuni po kalon një moment fantastik me fanellën e Austin në këtë periudhë të sezonit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Leagues Cup. Goli i tij ndihmoi Austin të sigurojë një vend në çerekfinalet e turneut prestigjioz. Uzuni u shfaq përsëri protagonist, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon.

Beratasi u shpall edhe “Lojtari i Ndeshjes”, duke marrë vlerësime të shumta. Performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen edhe të stafit teknik të skuadrës amerikane. Trajneri i përkohshëm Davi Arnaud nuk i kurseu elozhet për sulmuesin shqiptar. “E dua Myrton. Më pëlqen mënyra se si luan dhe intensiteti i tij”, u shpreh Arnaud.

Ai theksoi se Uzuni është një futbollist që e shfaq hapur pasionin në fushën e lojës. “Ai mund të jetë i zjarrtë ndonjëherë dhe e mban zemrën në mëngë”, shtoi trajneri. Sipas Arnaud, kjo karakteristikë është një nga arsyet që e bën Uzunin kaq të veçantë. “Për të luajtur në një nivel të lartë, duhet të jesh i vendosur”, t heksoi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trajneri amerikan nënvizoi se ka shumë respekt për këtë mentalitet të sulmuesit. Uzuni tashmë synon të vijojë me gola dhe paraqitje të forta në fazën çerekfinale të Leagues Cup.

Burimi: Bota Sot