Gjykata Kushtetuese e Francës ka rrëzuar të premten një projektligj që synonte ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, duke vlerësuar se masa është shumë e gjerë dhe mund të cenojë privatësinë e qytetarëve.
Gjykata, e njohur si Këshilli Kushtetues, vendosi se projektligji nuk mund t’ua ndalonte në mënyrë të plotë të miturve përdorimin e rrjeteve sociale “pa shkelur lirinë e shprehjes dhe komunikimit”. Sipas saj, projektligji ishte tepër i gjerë pasi nuk merrte parasysh situatën individuale të secilit të mitur dhe as rreziqet specifike që mund të paraqesë secila platformë.
Muajin e kaluar, ligjvënësit francezë kishin votuar me shumicë dërrmuese në favor të projektligjit. Nëse do të miratohej, Franca do të ishte vendi i parë në Bashkimin Evropian që do të vendoste një kufizim të tillë moshe për përdorimin e rrjeteve sociale. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
