Reshjet “e pashembullta” të shiut në Japoni ua marrin jetën 8

0%

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur në Japoninë lindore, derisa reshjet rekord të shiut kanë përfshirë komunën e Chibas afër kryeqytetit Tokio, ka raportuar të mërkurën, më televizioni britanik, BBC.

Reshjet, të cilat autoritetet i kanë përshkruar si “të pashembullta”, lanë pa energji elektrike më shumë se 20 mijë familje, ndërsa shtatë mijë udhëtarë u bllokuan gjatë natës në aeroportin Tokios, Narita Autoritetet lokale kanë aktivizuar të enjten, më , paralajmërimin e nivelit të pestë të emergjencës, alarmi më i lartë.

Ky alarm u ul në nivelin katër të premten në mëngjes, por vazhdojnë të paralajmërojnë për rreziqe të rrëshqitjes së dheut dhe të përmbytjeve. Përmbytja vjen pas një serie stuhish që përshkuan Japoninë dhe vendet fqinje këtë javë, në atë që është parashikuar të jetë një sezon jashtëzakonisht aktiv i tajfuneve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka njoftuar se përmbytja më e fundit u soll nga ajri i ngrohtë dhe i lagësht që rrjedh në lindje të vendit, i cili u kombinua me ajrin e ftohtë sipër për t’i bërë kushtet atmosferike jashtëzakonisht të paqëndrueshme. Reshjet e shiut pritet të zgjasin deri vonë të premten ().

“Ky rast ishte një situatë jashtëzakonisht e pazakontë, madje edhe sipas standardeve historike të motit të Japonisë”, u ka thënë gazetarëve të premten në mëngjes guvernatori i Chibës, Toshihito Kumagai. “Kam reaguar ndaj shumë fatkeqësive në të kaluarën, por nuk kam përjetuar kurrë një rast si ky”.

Chiba, e cila ndodhet pranë kryeqytetit Tokio, ka regjistruar më shumë se 100 milimetra shi në orë që nga pasditja e së enjtes (), thonë autoritetet. Kjo sasi është rreth tre herë më shumë se reshjet mesatare në gusht dhe vëllimi më i lartë i reshjeve të regjistruara ndonjëherë në vend.

Autoritetet do t’i japin përparësi shpëtimit të jetëve dhe do të vazhdojnë me përpjekjet e shpëtimit, shtoi Kumagai. Të paktën tetë persona kanë vdekur, sipas raportimeve nga transmetuesi publik NHK, agjencia e lajmeve Kyodo dhe gazeta Asahi. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo