Chelsea nuk ka ndërmend të ulë kërkesat për Enzo Fernandez dhe është i gatshëm ta shesë mesfushorin vetëm nëse merr një ofertë prej 120 milionë paundësh, ndërsa afati i vendosur për një transferim skadon sot në orën sipas kohës së Britanisë së Madhe.
Manchester City vazhdon të jetë i interesuar për reprezentuesin argjentinas dhe ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me rrethin e lojtarit gjatë ditëve të fundit. Megjithatë, Chelsea këmbëngul se nuk do të pranojë asnjë ofertë nën vlerën prej 120 milionë paundësh.
Më herët, Real Madridi ishte distancuar publikisht nga një transferim i Fernandezit, pavarësisht se lojtari kishte lënë të hapur mundësinë e një kalimi te gjiganti spanjoll, ndërsa kërkonte largimin nga “Stamford Bridge”.
Manchester City është duke punuar gjithashtu për transferimin e Ayyoub Bouaddit nga Lille, i cili shihet si një përforcim për mesfushën pas largimit të Rodrit drejt Real Madridit. Pavarësisht kësaj, kampionët anglezë vazhdojnë ta monitorojnë situatën e Fernandezit.
Fernandez raportohet se dëshiron të largohet nga Chelsea, por klubi londinez nuk ka plan ta shesë mesfushorin as në këtë afat kalimtar dhe as në afatin dimëror, përveç rastit kur plotësohet kërkesa e lartë financiare.
City tashmë ka shpenzuar rreth 116 milionë paund për transferimin e Elliot Anderson nga Nottingham Forest, ndërsa pritet të humbasë edhe Tijjani Reijnders, i cili është pranë një transferimi te Al-Qadsiah. Këto zhvillime e bëjnë një tjetër transferim të madh më pak të mundshëm, por Manchester City ende mund të tentojë një lëvizje të fundit për Fernandez para skadimit të afatit.
