Verifikohen dhe zëvendësohen ujëmatësit me defekte në Skenderaj

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar për aktivitetet e ekipeve teknike në terren në qytetin e Skenderajt . Sipas njoftimit, ekipet teknike gjatë ditës së sotme po kryejnë verifikimin e ujëmatësve të evidentuar me defekte, ndërsa në rastet kur është e nevojshme, po bëhet edhe zëvendësimi i tyre.

Aktivitetet kanë nisur në rrugën “17 Shkurti”, ndërsa ekipet do të vazhdojnë punën edhe në Lagjen 1 dhe zona të tjera të Skenderajt, në përputhje me planifikimin e kompanisë. Nga KRU “Mitrovica” kanë bërë të ditur se këto ndërhyrje synojnë të sigurojnë funksionimin e rregullt të ujëmatësve dhe të përmirësojnë saktësinë e matjes së konsumit të ujit.

Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre aktiviteteve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi