Peshkaqeni e kafshoi deri në kockë, 27-vjeçari shpëton pas sulmit në

0%

Një peshkatar 27-vjeçar ka shpëtuar pas një sulmi të peshkaqenit në ujërat pranë County Waterford, në juglindje të Irlandës. Sebastian Achim ishte pjesë e një ekipi prej pesë personash, rreth katër milje larg Ram Head, pranë Ardmore, kur një peshkaqen i kaltër, pasi ishte nxjerrë në kuvertën e anijes, iu hodh dhe e kafshoi në pulpë, raporton gazeta britanike Metro.

Achim ka rrëfyer se në ato momente kishte menduar se nuk do të mbijetonte. Kafshimi i shkaktoi një plagë të thellë deri në kockë dhe gjakderdhje të madhe, transmeton Sinjali. Sipas autoriteteve, peshkaqeni ishte i llojit blu, një specie që shfaqet shpesh në ujërat e Irlandës dhe Britanisë gjatë muajve të verës dhe vjeshtës. Kjo specie zakonisht nuk konsiderohet e rrezikshme për notarët.

Pas sulmit, peshkatari mori ndihmën e parë në bord, ndërsa më pas u evakuua me helikopter të Rojës Bregdetare të Irlandës drejt Spitalit Universitar të Cork-ut. Achim ka thënë se ndërhyrja e shpejtë e ekipit të shpëtimit ishte vendimtare për mbijetesën e tij. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com