Dyshohet se nën ndikimin e alkoolit sulmoi policët, arrestohet një

0%

Një person është arrestuar në Malishevë më , me dyshimin se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë detyrës. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës të datës , dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Ndërsa bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë detyrës. Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” – thuhet në raportin e datës të Policisë së Kosovës.

Burimi: Kallxo