Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar konsumatorët për intervenime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të Mitrovicës dhe komunave përreth.
Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë punime në rrjetin e ujësjellësit në: Rrugën “Ulqini”, Fshatin Zhabar, Fshatin Shipol, Rrugën “Xhafer Deva”, Bair, Rrugën “Cika Jovina”, në Mitrovicë të Veriut, Rrugën “Qeta e Minatorëve”, në Mitrovicë të Veriut.
Ndërkaq, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në: Rrugën “Ali Zeneli”, Rrugën “Ukshin Kovaqica” ,Rrugën “Gani Musa” ,Rrugën “Nemanjina”, në Zveçan. KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Konsumatorët janë njoftuar gjithashtu se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Në raste të tilla, kompania rekomandon që uji të lihet të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet. KRU “Mitrovica” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve.
