Rama reagon pas deklaratës së Zelenskyt: E ka gabim për Kosovën, por

0%

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Ukraina ka qëndrim të gabuar ndaj Kosovës, por ka theksuar se e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme. Rama këtë deklaratë e ka bërë në një shkrim drejtuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes rrjetit social “X”, pas deklaratës së këtij të fundit në Beograd se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën.

Rama ka kritikuar reagimet në Shqipëri dhe Kosovë, ku, sipas tij, pas deklaratës së Zelenskyt janë bërë thirrje për ndryshimin e qëndrimit ndaj Ukrainës dhe ndërprerjen e mbështetjes për të. “Miku im i dashur, Volodymyr Zelensky, qëndroi në Beograd dhe tha se Ukraina nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

Brenda një ore, nacionalistët folklorikë më të zhurmshëm në Tiranë dhe Prishtinë kishin nisur tashmë të bënin llogaritjet gjeopolitike: ndoshta duhet ta ndëshkojmë Ukrainën, të ndalojmë së brohorituri për të lirët dhe së vajtuari për të bombarduarit”, ka shkruar Rama.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas kryeministrit shqiptar, mbështetja për një shtet që përballet me agresion nuk duhet të kushtëzohet nga përfitimet apo qëndrimet që ai shtet mund të ketë për çështje të tjera. “Çfarë turpi të humbasësh nga sytë të vërtetën e thjeshtë se liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh.

Të qëndrosh kundër një lufte agresioni dhe në mbështetje të një paqeje të drejtë nuk është një faturë që e gris sapo viktima e një agresioni barbar të zhgënjen”, ka deklaruar ai. Rama ka thënë se qëndrimi i Shqipërisë ndaj Ukrainës bazohet në parimet e lirisë, demokracisë dhe paqes dhe jo në një marrëdhënie shkëmbimi.

“Ukraina mund të jetë, dhe po, është gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme. Dhe të luftosh për këtë të drejtë do të thotë të luftosh edhe për Evropën dhe për veten tonë”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se qëndrimi kritik i Ukrainës ndaj Kosovës dhe mbështetja e Shqipërisë për Ukrainën mund të bashkëjetojnë, duke bërë të ditur se Tirana do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën. “Prandaj, po: RROFTË UKRAINA E LIRË! Sot, nesër dhe përgjithmonë!”, ka përfunduar Rama.

Gjatë një vizite në Beograd javën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin e saj sa i përket njohjes së Kosovës. Kjo deklaratë nxiti reagime në Kosovë dhe Shqipëri. Në Prishtinë, madje, u hoq edhe një baner gjigant në qendër të qytetit në mbështetje të Ukrainës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com